Elon Musk: 15,000 terminale Starlink janë dërguar në Ukrainë

Shërbimi i internetit satelitor po i ndihmon njerëzit në Ukrainë të qëndrojnë të lidhur me internet.

Kryeshefi Ekzekutiv i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk thotë se 15,000 terminale Starlink janë dërguar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus atje në muajin shkurt.

Më 5 qershor, Musk postoi një video prezantim të shkurtër për të cilin ai tha se ishte ndarë me punëdhënësit e tij në SpaceX në fillim të javës. Një nga sllajdet shfaq disa terminale Starlink të vendosura në një zonë të madhe të jashtme. Teksti thotë se 15,000 Starlinks u dorëzuan në Ukrainë. Shifra u raportua më parë nga Financial Times.

Starlink është emri i rrjetit të SpaceX me rreth 2000 satelitë të orbitës së ulët të Tokës, të cilët janë krijuar për të transmetuar internetin në mbarë botën. 

Starlink ka rreth 150,000 përdorues të përditshëm në Ukrainë, tha në maj zëvendëskryeministri i vendit, Mykhailo Fedorov. Ai shtoi se interneti satelitor Starlink i SpaceX ka qenë jetik për ukrainasit që kanë mbetur në vend gjatë pushtimit rus.

SpaceX e nisi dërgimin e terminaleve Starlink në Ukrainë në muajin shkurt, kur Musk konfirmoi se shërbimi ishte aktiv në Ukrainë. Qeveria amerikane mund ta ketë subvencionuar operacionin për dërgimin e terminaleve dhe shërbimeve Starlink në Ukrainë, pati raportuar Washington Post në prill./Cnet