Netflix ka filluar me pagesa për shpërndarjen e fjalëkalimit me persona të tjerë

Platforma Netflix ka filluar testimin për shpërndarjen e fjalëkalimit të përdoruesve me persona të tjerë, në Peru, Kili dhe Kosta Rika, dhe sipas raporteve fillestare, ka pasur konfuzion të konsiderueshëm.

Sipas The Verge, përdoruesit në Peru kryesisht nuk ishin të informuar për tarifën shtesë për shërbimin dhe zbatimi i politikës së re ndryshonte nga përdoruesi në përdorues.

Disa, sipas tyre, injoruan udhëzimet për ta vërtetuar llogarinë dhe vazhduan ta përdorin atë si më parë, ndërsa të tjerët as që morën ndonjë njoftim.

Përkufizimi i Netflix Familja është gjithashtu konfuz.

“Që kur filluam t’i shpallim këto ndryshime 18 muaj më parë, ne kemi komunikuar qartë se familja u referohet njerëzve që jetojnë në të njëjtin vend”, tha Netflix, duke shtuar se ata janë të kënaqur me zbatimin e tarifës shtesë deri më tani.

Anëtarët e familjes që nuk jetojnë së bashku paguajnë 2 dollarë shtesë në këto vende.

Kujtojmë, Netflix po lufton me largimin e abonentëve. Në prill, Netflix befasoi me njoftimin se i ka humbur 200,000 abonentë në tremujorin e parë të vitit 2022 dhe paralajmëroi se mund t’i humb edhe dy milionë të tjerë në tremujorin e ardhshëm. Pas kësaj, aksionet e Netflix u ulën me 35 për qind brenda një dite.

Netflix është një kompani amerikane e transmetimit të abonimeve dhe kompani e prodhimit. I lansuar më 29 gusht 1997, ai ofron një bibliotekë filmash dhe serialesh televizive përmes marrëveshjeve të shpërndarjes, si dhe prodhimeve të veta, të njohura si Netflix Originals/The Verge