Microsoft dhe Sony e sigurojnë mbajtjen e 'Call of Duty Jana' në PlayStation

Microsoft dhe Sony kanë arritur marrëveshje për ta mbajtur serinë e video-lojërave Call of Duty të disponueshme në tastierën PlayStation pas blerjes nga Microsoft të Activision Blizzard. Phil Spencer, udhëheqësi i divizionit të Microsoft Xbox, njoftoi marrëveshjen në Twitter të dielën.

Ne presim me padurim një të ardhme ku lojtarët në mbarë botën kanë më shumë zgjedhje për t’i luajtur lojërat e tyre të preferuara, shkroi Spencer në postimin e lartpërmendur.

Një biznes prej 69 miliardë dollarësh

Blerja prej 69 miliardë dollarësh nga Microsoft-it e Activision Blizzard ka shkaktuar një përplasje të korporatës midis Xbox dhe PlayStation mbi ekskluzivitetin jashtëzakonisht të popullarizuar të Call of Duty. Për një dekadë, Microsoft ka lidhur marrëveshje me kompani të ndryshme, duke përfshirë Nintendo dhe ofruesit e lojërave cloud, për të siguruar të drejtat e licencimit për titujt e Activision. Sony tani ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje të ngjashme, pasi Microsoft po i afrohet përfundimit të blerjes së tij.

Një vendim i fundit i gjykatës së apelit në SHBA hodhi poshtë një përpjekje të rregullatorëve amerikanë për ta bllokuar blerjen e Microsoft. Kompania nisi fillimisht blerjen në janar të vitit 2022, për ta zgjeruar praninë e saj në industrinë e lojërave përtej konzollës Xbox, e cila ka një pjesë më të vogël të tregut në krahasim me PlayStation të Sony.

Arsyeja e shqetësimit të Sony

Sony ka shprehur shqetësimin për humbjen e qasjes në lojën Call of Duty për PC, e cila konsiderohet pak a shumë e domosdoshme për të gjithë. Në mosmarrëveshjen ligjore të Komisionit Federal të Tregtisë së SHBA-së mbi blerjen, Shefi Ekzekutiv i Sony, Jim Ryan dëshmoi se ai fillimisht kishte disa shqetësime, pasi foli me Shefin Ekzekutiv të Activision Blizzard, Bobby Kotick dhe Phil Spencer. Megjithatë, Ryan më vonë u shqetësua se Microsoft mund ta përdorte popullaritetin e Call of Duty për t’i dëmtuar përdoruesit e PlayStation.

Kontratë me Sony për dhjetë vjet

Microsoft ka konfirmuar se kontrata me Sony do të zgjatet për dhjetë vjet. Brad Smith, president i Microsoft, theksoi angazhimin e tyre për t’i adresuar shqetësimet e rregullatorëve, zhvilluesve të platformave dhe lojërave dhe konsumatorëve gjatë gjithë procesit të blerjes.

Ne do të mbetemi të fokusuar në mbajtjen e Call of Duty të disponueshme në më shumë platforma dhe për më shumë përdorues se asnjëherë më parë, tha Smith.

Sony ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen. Microsoft duhet ta finalizojë blerjen deri të martën për ta shmangur një tarifë të mundshme ndarjeje prej 3 miliardë dollarësh./AP

Përgatiti: Nuhi Shala