Ilustrim

Me lot në sy rusët i thanë lamtumirë Instagramit

Për herë të fundit të dielën, rusët u kënaqën duke ev shfletuar Instagramin ndërkhë që blogerët dhe bizneset e vogla që mbështeten shumë në këtë aplikacion, përpiqeshin t’i joshin ndjekësit në platforma të tjera online.

Moska i dha fund qasjes në Instagram të hënën, siç njoftoi javën e kaluar, duke e akuzuar kompaninë e saj mëmë Meta dhe pronarin Mark Zuckerberg për shpërfilljen ndaj thirrjeve për dhunë kundër rusëve.

Ylli i “Reality TV”, Olga Buzova, e cila ka audiencën e dytë më të madhe në Rusi me 23 milionë shikues, shprehu mosbesim dhe dëshpërim në njoftimin e lamtumirës. “Aktualisht po shkruaj këtë postim dhe po qaj”, ka shkruar ajo. “Shpresoj se kjo nuk është e vërtetë.”

Blogerja e modës Karina Nigaj, e cila mburret me afro tre milionë ndjekës, nuk e ka pranuar ende që Instagrami nuk do të ekzistojë më. “Jam e indinjuar dhe në një gjendje mohimi”, tha ajo.

Bllokimi i Instagramit është pjesë e përpjekjeve të gjata të Presidentit Vladimir Putin për ta vënë nën kontroll atë që rusët mund dhe nuk mund ta përdorin në internet.

Rregullatori rus i telekomunikacionit Roskomnadzor e ka vendosur Instagramin në një listë faqesh me ‘qasje të kufizuar’ dhe Facebook dhe Twitter e kanë pësuar më parë të njëjtin fat.

Arsyeja e bllokimit është ‘shëndeti mendor’ i rusëve dhe përpjekja për t’i mbrojtur fëmijët nga ‘dhuna dhe ofendimet.

Rregullatori u rekomandon rusëve të kthehen në platformat vendase, të braktisura që kur Instagram dhe Facebook u rritën në popullaritet.

“Do të mbijetojmë pa të”

Shumë blogerë kanë postuar në Instagram se po i drejtohen VK, ekuivalenti rus i Facebook.

Ndër platformat ruse të mediave sociale, VK është më e afërta me Instagram për sa i përket veçorive të saj, por kritikohet për lajka ndaj autoriteteve.

Rusët po i drejtohen gjithashtu Telegramit, një rrjet që tashmë është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi dhe në të gjithë vendet ish-sovjetike, dhe Moska e provoi atë disa vite më parë dhe në fund nuk arriti ta bllokojë.

Aplikacioni u krijua si një shërbim mesazhesh, por ai gjithashtu ka kanale ku përdoruesit mund të postojnë foto dhe video me tekst shoqërues.

Piktori 41-vjeçar Alexei Garkusha nga Shën Petersburgu tha për AFP se ai do të ishte ndër ata që do t’i drejtoheshin Telegramit.

“Është më interesante”, tha piktori, aspak i shqetësuar për Instagramin. “Nëse e kanë bllokuar, e kanë fikur”, duke i ngritur supet.

Në njoftimet lamtumirëse, ​​blogerët u ankuan se do të duhej t’i rifitoninndjekësit dhe biznesin e tyre në një kohë kur ekonomia ruse po përballet me sanksionet perëndimore.

“Shumë thonë, për ironi, se blogerët më në fund do ta tejkalojnë varësinë e tyre ndaj parave të lehta,” tha Aleksandra Mitroshina, një përdoruese e njohur për mësimin e njerëzve se si të fitojnë para nga ndjekësit e tyre. “Por mos harroni se gjysma e SME-ve tona janë të lidhura me Instagramin dhe ëhatsapp-in”, u tha ajo dy milionë ndjekësve të saj.

Për shumë kompani të vogla ruse, Instagrami ishte platforma kryesore për reklamimin, përpunimin e shitjeve dhe komunikimin me klientët.

Por ish-ylli i realitetit Buzova ishte ndër ata optimistë se puna e saj mund të vazhdonte në platforma të tjera dhe i ftoi ndjekësit t’i bashkoheshin asaj në VK. “Sigurisht që do të jetë e vështirë dhe e pazakontë, por së bashku jemi të fortë”, ka shkruar ajo.

Shefi Ekzekutiv i Instagram, Adam Mosseri tha se platforma në fjalë ka 80 milionë përdorues në Rusi.

Në rrugët e ish-kryeqytetit perandorak rus, Shën Petersburg, disa thanë se ishte turp që erdhi ndalimi i Instagramit, por se nuk ishte fundi i botës.

“Nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë katastrofike”, tha 31-vjeçarja Jelena Teleginska.

Të tjerë ishin të kënaqur të hiqnin qafe këto platforma, si inxhinieri 45-vjeçar Nikolai Jeremenko. “Nëse e mbyllnin, kjo është për të mirë. Ne do të mbijetojmë.’/tportal.hr