Honor prezanton telefonin inteligjeent X8b me kamerë 108 MP

Bëhet fjalë për një telefon inteligjent të rangut të mesëm që ofron specifika solide, shumë memorie dhe një kamerë 108 MP. Pajisja ka një ekran AMOLED 6.7 inç me rezolucion FHD+ dhe një shkëlqim maksimal deri në 2000 nits. Ka një prerje në formë pilule në panel të quajtur Magic Capsule, e cila shfaq njoftimet e sistemit dhe statusit. Ekziston edhe një kamerë selfie 50 MP e kombinuar me një blic.

Pavarësisht ekranit të lartpërmendur 6.7 inç, trashësia e Honor X8b është 6.78 mm dhe peshon vetëm 166 gram. Mundësohet nga procesori Snapdragon 680 i Qualcomm i çiftuar me 8 GB RAM dhe 128/256/512 GB RAM, dhe ka një kamerë kryesore 108 MP, si dhe një kamerë ultra të gjerë pesë megapikselë dhe një kamerë makro 2 MP.

Kur bëhet fjalë për softuerin, ky telefon inteligjent përdor MagicOS 7.2 bazuar në Android 13 dhe mundësohet nga një bateri 4,500 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 35 W.

Telefoni është i disponueshëm në ngjyrë jeshile Glamourous, Titanium Silver dhe Midnight Black. Çmimi i modelit me konfigurim 8/128 GB është 213 dollarë./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala