Të arrestuarit për grabitje sillen të prangosur para Gjykatës

Të pandehurit Genti Vatnikaj, Simon Pnishi, Jonson Pnishi dhe Bernard Nikollbibaj, duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë grabitur shumën prej 2.500 euro të dëmtuarit Rron Krasniqi.

Ata nuk u deklaruan fare, por mbështeten avokatët e tyre që masa e paraburgimit të ju zëvendësohet me një masë tjetër më të lehtë.

Ndërkaq gjyqtari u procedurës paraprake Gëzim Pozhegu, tha se të pandehurve do të ju caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale të grabitjes, ku i dëmtuari Rron Krasniqi me qëllim të blerjes së narkotikëve, kishte hipur në veturën e tipit Renault, ku aty kanë qenë katër të dyshuarit dhe janë nisur në drejtim të Shkugëzës.

Ndërsa i pandehuri Gent Vatnikaj, ia kishte vendosur revolen në bark dhe ia kishte marrë 2500 euro, duke e lënë të dëmtuarin në rrugë.

Lidhur më këtë rast Prokuroria në seancën e sotme dëgjimore para gjyqtarit Gëzim Pozhegu, kërkoj caktimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.

Ndërsa avokatët e të pandehurve, e kundërshtuan propozimin e prokurorit Xhavit Osmani, duke kërkuar nga gjykata që masa e paraburgimit të zëvendësohet me arrest shtëpiak ose me mbrojtjen në liri.

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Gjakovë- Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër personave për grabitje

Sipas Prokurorisë me datë 14.05.2019, rreth orës 19:30, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “Uashingtoni” katër të pandehurit, të përgatitur më herët për këtë lloj grabitje, e kanë pritur të dëmtuarin Rr.K., i cili kishte ardhur nga Prishtina për tu takuar me të njëjtit ,me qëllim të blerjes së narkotikëve.

 

Të pandehurit në fjalë e kishin ftuar të shkonte te vetura e tyre, dhe pasi e kanë shëtitur në drejtim të “Shkugëzës”,  me armë zjarri e kanë kërcënuar duke ia marrë 2.500 euro.

 

 

 

16 Maj 2019 - 13:21

Tringa Rruka 16/05/2019 - 13:21
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend