Zyrtare: Gjilani zhvillon miqësore me ekipin e njohur nga Zvicra (FOTO)

Skuadra e Gjilanit duket se pushimin një javor në shtator, për arsye të lojërave të kombëtarëve që luajnë për kualifikimet e “Euro 2020”, do ta shfrytëzoj deri në maksimum.

Gjilanasit do ta zhvillojnë një lojë miqësore në Zvicër.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani, do të përballet me skuadrën e Schaffhausen me 8 shtator.

Ndeshja pritet të luhet prej orës 16:00, në stadiumin “Lipo Park”.