Zyrtare: Gjilani e transferon Sebino Plakun nga Llapi

Skuadra e Gjilanit është përforcuar me sulmuesin nga Shqipëria, Sebino Plaku.

Plaku iu është bashkuar skuadrës gjilanase prej skuadrës së Llapit, i cili e kaloi sezonin vjeshtor te skuadra nga Podujeva.

Sulmuesi nga Shqipëria është transferuar te Gjilani me kërkesën e trajnerit të kësaj skuadre, Gentian Mezani.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Gjilanit:

ZYRTARE: Sebino Plaku futbollist i Gjilanit

Gjilan, 05 Janar 2020-Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.

I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tijë futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës. Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Ëroclaë dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam.