Zyrtare: Branimir Paviq trajner i Bashkimit

KB Bashkimi ka njoftuar se është bërë me trajner të ri.

Trajneri kroat, Branimir Paviq do ta udhëheqë skuadrën prizrenase për sezonin 2021/2022 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kroati e njeh mirë basketbollin kosovar, pasi më herët ka drejtuar skuadra si Pejën dhe Vëllaznimin e Gjakovës.