Foto: FBK

Sot në program tre ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës në Basketboll

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara ditën e djeshme ku Trepça mposhti Rahovecin dhe Peja triumfoi ndaj Prishtinës, sot në kuadër të Kupës së Kosovës në Basketboll zhvillohen edhe tre ndeshje tjera.

Duke filluar nga ora 14:00 në kuadër të Ligës së Parë, takohen Istogu dhe Vëllaznimi.

Ndërsa në ora 17:00 zhvillohet ndeshja midis Golden Eagle Yllit dhe Dritës. Favorit në këtë takim llogaritet ekipi nga Suhareka, duke pasur parasysh që në kuadër të Superligës së Kosovës, Drita është i vetmi ekip që nuk e ka shijuar fitoren.

Ndeshja e fundit në program zhvillohet nga ora 20:00 ku takohen dy ekipet nga qyteti i Prizrenit.

Prizreni 16 në cilësinë e vendasit pret ekipin tjetër nga Prizreni Bashkimi.

Fituesi i takimit Golden Eagle Ylli- Drita do të përballet me fituesin e takimit Prizreni 16- Bashkimi.