Vashat e Bashkimit shpallen fituese të Kupës së Kosovës

Për dallim nga ekipi i Bashkimit në konkurrencën e djemve që nuk arriti që nga Peja ta dërgonte Kupën e Kosovës në Prizren, këtë e bënë vashat prizrenase.

Klubi i basketbollit Bashkimi në konkurrencën e vashave është shpallur kampion në Kupën e Kosovës pasi mposhtën vashat e Prishtinës me rezultat 69:54.

Edhe pse në fund të pjesës së parë vashat nga Prizreni ishin duke humbur ato u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të fituar Kupën e Kosovës.