Xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në Futboll, këto janë çiftet

Këtë vikend zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në Futboll. Në program janë dy takime të shtunën ndërsa të dielën zhvillohen tre takime.

Të shtunën Drita pret Llapin. Dallimi në mes të këtyre dy ekipeve është për pesë pikë. Drita gjendet në pozitën e parë me 37 pikë të grumbulluara ndërsa Llapi gjendet në pozitën e katër me 32 pikë.

Po ashtu të shtunën zhvillohet edhe takimi tjetër midis Ulpianës dhe Malishevës. Malisheva gjendet në pozitën e 7-të me 22 pikë ndërsa Malisheva gjendet në pozitën e nëntë me 18 pikë të grumbulluara.

Ndërsa të dielën zhvillohen tre takime tjera. Dukagjini nga Klina pret ekipin e Drenicës. Dukagjini gjendet në pozitën e tetë me 18 pikë të grumbulluara ndërsa Drenica gjendet në pozitën e gjashtë me 24 pikë të grumbulluara.

Dy takimet tjera janë Ferronikeli- Gjilani dhe Prishtina- Ballkani. Në takimin që zhvillohet në Drenas, favoritë është ekipi nga Gjilani. Edhe ndeshja Prishtina-Ballkani pritet të jetë mjaftë interesante.

Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00, ndërsa Prishtina-Ballkani nis nga ora 13:30.