Volejboll: Vajzat e Skenderajt mposhtën Dritën dhe kalojnë në finale të Superligës

Gjatë ditës së sotme është bërë i ditur emri i dytë i finales së madhe në Superligën e Kosovës në volejboll në kategorinë e vajzave.

KV Skenderaj e ka mposhtur KV Dritën 3-2 me sete, në një ndeshje mjaftë interesante e cila u zhvillua në Gjilan.

Seti i parë i takoi vashave gjilanase, por vashat nga Skenderaj u këndellën në setet e tjera duke triumfuar 3-2 me sete në fund të takimit.

Finalja e madhe e Superligës së Kosovës në volejboll në kategorinë e vajzave do të jetë mes M-Technology – Skenderaj.

Kujtojmë se kampioni aktual i volejbollit në Kosovë është KV Drita që u eliminua sot nga Skenderaj.