Vedat Muriqi i lumtur për golat dhe fitoren ndaj San Marinos

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, ka qenë protagonisti kryesor në miqësoren Kosovë – San Marino që përfundoi me rezultat 4-1.

Muriqi i shënoi katër gola për Kosovën duke treguar një formë të lartë.

Sulmuesi i Lazios ka thënë se është i lumtur për golat e shënuar pas një sezoni të vështirë që e kaloi te Lazio.

“Nuk e kam pritur të shënoi katër gola pasi çdo ndeshje është e vështirë. Është një ndenje jashtëzakonisht e mirë pas një viti të vështirë te Lazio dhe jam i lumtur për këto gola të shënuar. Edhe pse kemi luajtur me San Marinon na është dashur fitorja pasi kemi qenë në një seri të rezultateve jo të mira. Kemi krijuar shumë mundësi shënimi dhe kemi bërë lojë shumë të mirë”, deklaroi Muriqi.