Trepça ’89 e “shkel” Flamurtarin (Foto)

Trepça ’89 ka shënuar fitore të lehtë ndaj Flamurtarit, me rezultat 5-2, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, pasi në minutën e 12’ kaluan në epërsi me Arb Manajn.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Lassine Traore në minutën e 20’.

Leart Emini në minutën  e 27’ shënoi për rezultatin 3-0, pas asistimit të Gëzim Rusit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë me Gëzim Rusin dhe Ylber Malokun.

Ndërsa mysafirët golin e vetëm në këtë ndeshje e shënuan në minutën e 82’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89, pozicionohohet në vendin e shtatë me nëntë pikë.

Ndërsa Flamurtari në vendin e nëntë me shtatë pikë.