Tre gjyqtare nga Shqipëria pajisen me stemën e FIFA-së

Tre gjyqtare të futbollit nga Shqipëria janë pajisur me stemën e FIFA-së.

Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiku që tashmë janë pajisur me stemën e FIFA-së dhe mund të ndajnë drejtësinë edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit në një komunikatë për media.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që një gjyqtare do të ndajë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare.

Më herët këtë e kanë bërë edhe Emanuela Rrusta si gjyqtare kryesore ndërsa si asistente kanë qenë Erinda Kume dhe Koleta Prenga.