Shqipërisë i besohet organizimi i ndeshjeve kualifikuese ‘Euro 2022’ për U-19

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shqipëria do të jenë organizatorë të ndeshjeve kualifikuese për ‘’Euro 2022’’ për grup moshat U-19.

Kjo është bërë e ditur nga ana e faqes zyrtare të Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Dy ndeshjet e para do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Në ora 12:00 ka nisur takimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ku rezultati aktual është 1 me 0 në të mirë të kombëtares Serbe, ndërsa në ora 14:00 pritet të zhvillohet ndeshja midis Shqipërisë dhe Francës.

Më 13 nëntor Shqipëria do të takohet me Serbinë, ndërsa Franca do të takohet me Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa ndeshjet e fundit do të zhvillohen më 16 nëntor, ku Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Franca do të këtë përballë kombëtaren e Serbisë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’

.