Momenti kur vendoset eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës (VIDEO)

Dje në mbrëmje është vendosur eksploziv në derën e shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Më poshtë gjeni pamjet ekskluzive të publikuara nga SYRI TV, ku duket personi i maskuar që vendosi eksplozivin në derën e shtëpisë së Dukës.

Grupi hetimor ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë në banesën e Dukës, por dhe përgjatë rrugëve që të lidhin me të. Në pamje duket një person me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me vrap.

Nga analizimi i pamjeve duket autori i cili largohet me vrap dhe përshkon rrugën drejt bulevardit kryesor të Durrësit. Megjithatë, deri në këtë fazë ende nuk është bërë e mundur identifikimi i personit.

Sipas SYRI TV, në banesën e presidentit të FShF-sl, Armando Duka, janë vendosur rreth 200 gramë lëndë plasëse e përpunuar me fitil zjarr-përcjellës.

10 persona janë shoqëruar lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së hënës, të cilët pasi u morën në pyetje u lan lënë të lirë.

Pak kohë pas shpërthimit të eksplozivit, Armando Duka në lidhje direkte në Klan TV tha se ka marrë kërcënim me jetë para disa ditëve.

“E kam marrë një kërcënim me jetë para disa ditëve por nuk e kam denoncuar”, ka thënë ai.

Tutje ai ka lexuar dhe mesazhin të cilin e kishte pranuar në të cilin thuhej se Duka duhet të japë dorëheqje ose do t’i marrë 60 plumba në kokë.

“Ti luan me dy standarde, jep dorëheqje për 24 orë ose i ke 60 plumba në kokë”, ka qenë mesazhi që ka pranuar Duka.

“E kam hetuar vet këtë, është një numër që është përdor vetëm një herë, është mbushur në një dyqan në Durrës. Në atë emrin kishte 1000 numra”, është shprehur i pari i FShF-së.

I njëjti ka uruar që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me konfliktin e Federatës me Bashkinë e Tiranës.