Foto: Top Channel

Federata Shqiptare e Futbollit reagon pas vdekjes së sulmuesit 28-vjeçar të Egnatias

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar pas vdekjes së sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë ndeshjes me Partizanin.

Sipas njoftimit, futbollisti Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

“Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë”- thuhet në njoftim.

Federata i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Ndërsa, ka bërë të ditur se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

U rrëzua pa ndjenja në fushë, vdes golashënuesi i Egnatias