Trajneri i Prishtinës flet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Prishtina është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pas barazimit 2-2, në ndeshjen e kthimit nga Llapi.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 5-4 në të mirë të Llapit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka deklaruar se e dhanë maksimumin në këtë ndeshje dhe duke luajtur mirë.

“Një urim të madh për futbollistët që morën besimin nga stafi. Nuk pritëm që mund ta gjejmë Llapin kaq të dobët dhe t’i shënojmë dy gola. Ngarkesa ishte shumë e madhe për ne, për shkak të ndeshjes në fundjavë. Lilaj në fund të pjesës së parë pati një lëndim. Shpresoj që të mos ketë diçka serioze. Ekipi luajti mirë dhe dha maksimumin. U eliminuam, por fituam futbollistë të rinj”, theksoi pas ndeshjes Ramadani.

Prishtina në fundjavë luan ndaj Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës.

Batatina thotë se Llapi është me meritë në finalen e Kupës së Kosovës