Batatina thotë se Llapi është me meritë në finalen e Kupës së Kosovës

Llapi ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pas barazimit 2-2, në ndeshjen e kthimit ndaj Prishtinës.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina e ka siguruar finalen e Kupës pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Pas ndeshjes, trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, ka deklaruar se janë me meritë në finale të Kupës së Kosovës.

“E kemi dit që nuk do të jetë lehtë kualifikimi, është ardhur falë punës angazhimit të lojtarëve, mbi të gjitha kemi mposhtë Ballkanin, Trepçën 89′, Prishtinën dhe jemi me meritë pasi kemi mposhtur skuadra të mëdha, e kemi ditë që do ta kemi vështirë ndaj Prishtinës”, ka deklaruar fillimisht Tahir Batatina.

Batatina ka thënë se Prishtina i sjelli vështirësi në pjesën e dytë, por gjëja më e rëndësishme për skuadrën e tij ka qenë kualifikimi në finale.

“Sot na kanë vu në vështirësi sidomos në pjesën e dytë, me rëndësi për ne ka qenë të kualifikohemi, sot ka ndikuar pak edhe pjesa e agjerimit – pasi lojtaret nuk mund ta japin maksimuin shkaku i agjerimit, i urojë gjithë qytetarëve këtë kualifikim, dashtë Zoti që në këtë stadium ta sjellim trofeun e parë. Prishtina është një skuadër shumë solide, që mund të dënojë në momente të caktume. Kësaj here nëse bëjmë më të mirën, shpresojë që finalja të jetë pas Ramazanit dhe të fitojmë dhe të shkojmë në garat evropiane, atë që e kam kërkuar për vite”, ka thënë Batatina pas përfundimit të ndeshjes.

Llapi në finale të Kupës së Kosovës do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Llapi në finale të Kupës së Kosovës