Trajneri i Ballkanit i zhgënjyer pas humbjes nga Drenica

Drenica ka befasuar Ballkanin duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është shprehur i zhgënjyer pas humbje së sotme ndaj Drenicës.

“Ndeshje e vështirë nuk funksioni asgjë nuk kemi bërë asgjë të mirë kemi luajtur dobët. Pas fitores ndaj Llapit u relaksuam hymë në lojë duke e nënvlerësuar kundërshtarin por pavarësisht se çfarë mund të themi duhet të përgatitemi për ndeshjet e radhës”, ka deklaruar Bledi Shkëmbi.

Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Kurse, Ballkani bie në vendin e tretë me 67 pikë.

Trajneri i Drenicës flet pas fitores ndaj Ballkanit