Bledi Shkëmbi: Ndaj Gjilanit fituam me fat

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.

Golin e fitores për suharekasit e shënoi Mevlan Zeka.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka thënë se këto tri pikë i morën me me fat.

“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë. Por të rëndësishme janë tri pikë morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, deklaroi Shkëmbi.