Ballkani shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbin

Humbja nga Arbëria me rezultat 2-3, i ka kushtuar trajnerit Bledi Shkëmbi me shkarkim.

Klubi i Ballkanit ka njoftuar se kanë shkarkuar Bledi Shkëmbin nga posti i trajnerit pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e fundit.

“Pas rezultateve të dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit klubi ka marrë vendim të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi. E falenderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Pas humbjes nga Arbëria, Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 67 pikë, pesë pikë më pak se Prishtina.

Deri në përfundimin e kampionatit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tri xhiro.