Trajneri i Drenicës flet pas fitores ndaj Ballkanit

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj e ka befasuar Ballkanin. Për këtë fitore, pas ndeshjes ka folur trajneri Sami Sermaxhaj duke thënë se lojtarët e tij kanë bërë angazhim maksimal.

“Të them të drejtën kemi luajtur ndaj një skuadre shumë të fort. Kemi bërë kundërsulme të shpejta dhe kemi arritur të shënojmë golat. Lojtarët kanë pasur angazhim maksimal duke dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur të fitorja. Me këto tri pikë kemi bërë një hap përpara për të siguruar mbijetesë”, deklaroi Sermaxhaj.

Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë.