Trajneri i Ballkanit: Llapi e meritoi fitoren, ne nuk bëmë asgjë në fazën e sulmit

Ballkani është mposhtur me rezultat 1-0, nga Llapi në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Pas kësaj humbje suharekasit e kanë humbur kreun e tabelës, duke u pozicionuar në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se Drita.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka deklaruar pas ndeshjes se fitoren e meritoi Llapi, duke thënë se nuk bën asgjë në fazën e sulmit.

“Paraqitje e dobët e jona në përgjithësi, kemi shfaqur shumë tension dhe nuk e kishim qetësinë dhe qartësinë, ashtu siç kemi stërvitur. Do të mundohemi t’i menaxhojmë më mirë nervat dhe situatat e lojës. Llapi e meritoi fitoren, megjithëse realizoi me gabimin tonë. Ne nuk bëmë asgjë në fazën e sulmit dhe për këtë duhet të punojmë më tepër”, ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes.

Shkëmbi ka thënë se i fajëson lojtarët e tij për këtë humbje.

“Pa i hequr meritat kundërshtarit, por mendoj që problemi ishte te skuadra jonë. Megjithatë janë shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të përmisohemi. Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar akoma se pa luftuar nuk mund të dalësh kampion”, tha Shkëmbi për ‘Art Sport’.

Në xhiron e ardhshme Ballkani luan si vendas ndaj Drenicës.