Sot zhvillohet derbi Liverpool - Arsenal

Në Angli sot zhvillohet derbi në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit në shtëpinë e të kuqve në “Anfield”.

Para këtij takimi, Liverpool gjendet një pozitë më lart se Arsenal në tabelë, përkatësiht në pozitën e katërt me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa Arsenal gjendet në pozitën e pestë me dy pikë më pak, gjithsej 20 pikë.

Liverpool këtë sezon ka pësuar vetëm një disfatë.

Në pesë takimet e fundit mes tyre, Livepool ka dy fitore ndërsa Arsenal ka tre fitore.

Liverpool do të luajë ndeshjen në mungesë të disa lojtarëve kryesorë, të cilët janë jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimeve.

Takimi do të fillojë në ora 18:30.