Në Angli, kapitenët do të bartin shiritin me flamur të Ukrainës

Liga angleze futboll ka marrë vendim që në ndeshjet që zhvillohen nga data 5 deri me 7 mars, të gjithë kapitenet e 20 skuadrave angleze të mbajnë shiritin e kapitenit më ngjyrat e Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Premier Ligës.

“20 kapitenët e klubit do të mbajnë shirita të veçantë në ngjyrat ukrainase dhe tifozët inkurajohen të bashkohen me lojtarët, menaxherët, zyrtarët e ndeshjes dhe stafin e klubit në një moment reflektimi dhe solidariteti përpara fillimit të çdo ndeshje”, thuhet në njoftim e federatës angleze të futbollit.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se ekranet e mëdha në stadiume do të shfaqin fjalinë, “Futbolli qëndron së bashku”, në sfondin e ngjyrave blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas. Këto fjalë do të shfaqen gjithashtu në tabelat rrethuese LED gjatë ndeshjeve.

Mbështetje për Ukrainën kishte dhënë edhe Federata e Futbollit të Italisë.