Ky është trajneri i Milot Rashicës te Norwich

Ish-trajneri i Aston Villa, Dean Smith do të jetë trajneri i ri i Norwich City. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë klubi i Norwichit.

Dean Smith ka lidhur kontratë 2 vjeçare me klubin e Norwichit.

“Ka qenë një tension këto shtatë ditë, por unë jam vërtet i kënaqur që jam kthyer dhe punoj për Norwich City në Ligën Angleze” është shprehur Smith.

Edhe Drejtori i klubit të Norwich është shprehur i lumtur me arritjen e marrëveshjes me Dean Smith.

“Ne jemi të kënaqur që kemi emëruar Dean si trajnerin tonë të ri. Unë e kam admiruar punën e tij për disa kohë dhe ai ka qenë një objektiv afatgjatë në rast se na duhej të emëronim një trajner të ri” është shprehur drejtori i klubit.

Norwich gjendet në pozitën e fundit në tabelë dhe pas 11-të xhirove të zhvilluara ka pesë pike.