Cili trajner e fitoi çmimin e muajit nëntor në Angli?

Tashmë është mësuar emëri i trajnerit të muajit nëntor në Ligën Angleze të Futbollit.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t është fituesi i çmimit për muajin nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Ligës Angleze në Twitter.

Ky çmim është i 10-ti me radhë për trajnerin Guardiola.

Në këtë garë për këtë çmim ishin edhe Steven Gerrard dhe Jurgen Kloop.