Sot zhvillohen disa nga ndeshjet e Kupës së Kosovës

Sot duke filluar nga ora 12:30 do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të dytë në Kupën e Kosovës.

Në këtë rreth të garave marrin pjesë 32 ekipe, derisa skuadrat fituese nga takimet që zhvillohen ditën e sotme dhe të nesërme kalojnë në rrethin e tretë.

Sot në program janë 11 ndeshje, ku pritet të kemi takime midis skuadrave nga kategoritë e ndryshme të Futbollit Kosovar.

Ramiz Sadiku pret Vushtrinë, Fushë Kosova i shkon në Drenas Ferronikelit, ekipi i Ismet Munishit takohet me A@N.

Në Pejë takohen rivalët e vjetër ku Besa pret Prishtinën, Malisheva pret Istogun, Vëllaznimi në krizë udhëton për tu përballur me Ulpianën, ndërsa Drenica pret Vllazninë e Pozharanit.

Katër ndeshjet e fundit që mbyllin ditën e sotme janë: Rahoveci-Ballkani, Trepça 89-2 Korriku, Llapi-Kika si dhe Prizreni-Onix.