
Finalja e Kupës së Botës në futboll theu një tjetër rekord
Përdorimi i motorit të kërkimit të përmbajtjes në internet të Google gjatë finales së Kupës së Botës theu të gjitha rekordet e mëparshme.
“Google Search” ka qenë dëshmitar i trafikut më të lartë në historinë e tij 25-vjeçare gjatë finaleve të Kupës së Botës, ka shkruar në Twitter, Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai. Me rekordet tashmë të thyera për ndeshjet e fazës së grupeve dhe 1/16 e finales, finalja ka të ngjarë të jetë më e shikuara në histori pasi të dalin rezultatet përfundimtare.
Me veçoritë e përditësuara të kërkimit të lansuara përpara Kupës së Botës, Google e ka bërë më të lehtë për përdoruesit ta ndjekin kampionatin.
Një kërkim i përdoruesit për pyetjen ‘Kupa e Botës’ dhe të gjitha variacionet e tjera, tregoi një seksion të veçantë në krye të rezultateve me një listë të ndeshjeve të ardhshme dhe detaje të tjera në lidhje me këtë kompeticion futbolli. /Engadget