Skuadra e inkuadruar nga Liga e Parë ia shkakton humbjen e parë Ballkanit

Ulpiana e ka befasuar Ballkanin duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 12-të në Sueprligën e Kosovës.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 47-të me autogolin e Ardi Shalës.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 69-të me Goncalvsin.

Golin e fitores për Ulpianën e shënoi Ardi Shala në minutën e 90+3-të.

Kjo ishte humbja e parë për Ballkanin në këtë sezon, i cili bie në vendin e tretë me 21 pikë.

Kurse, Ulpiana ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë.