Isufi i dëshpëruar nga humbja: Ulpiana fitoi me meritë

Ballkani sot është mposhtur për herë të parë në këtë sezon në Superligë me rezultat 2-1 nga Ulpiana.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka deklaruar se skuadrës së tij i mungoi qetësia para portës.

Ai shtoi se skuadra e Ulpianës e meritoi fitoren në ndeshjen e sotme.

‘Një pjesë të parë ku dhamë shumë, por na mungoj qetësia para portës. Edhe portieri bëri disa ndërhyrje. Në pjesën e dytë nisëm mirë dhe shënuam, por ramë në presion. Ulpiana me pas mori edhe kontrollin e ndeshjes dhe në minutat e fundit nuk arritëm të kontrollonim ndeshjen. Ndodhin këto, kjo ndeshje do të analizohet. Pjesa e parë ishte e jonë derisa e dyta i takoj kundërshtarëve. Ulpiana meritoj këtë fitore sot”, tha Isufi.

Pas kësaj humbje Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë.