Kombëtarja e Maqedonisë që ka vlerë më të vogël se Kosova shkon në play-off për botëror

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut arriti që të sigurojë play-offin për kualifikimet për botërorin “Katar 2022” pas fitores kundër Islandës me rezultat 3:1, duke u renditur në pozitën e dytë në Grupin J pas kombëtares së Gjermanisë.

Vlera e Kombëtares së Maqedonisë është 49.03 milionë sipas uebfaqes për vlerësimin e ekipeve dhe futbollistëve transfermaket.de.

Kjo do të thotë që Maqedonia ka vlerë më të vogël se Kombëtarja e Kosovës e cila sipas kësaj uebfaqe ka vlerë prej 55.20 milionë euro.

Kosova dhe Maqedonia u përballën në mes veti me 8 tetor të vitit të kaluar në gjysmë finalen që vendoste se cila kombëtare do të merrte pjesë në kampionatin evropian “Euro 2020”.

Pas asaj fitore Maqedonia fitoi në përballjen kundër Gjeorgjisë dhe arriti që të shkonte në kampionatin evropian “Euro 2020”, që u mbajt këtë vit për shkak të pandemisë me COVID-19.

Një fakt tjetër që është interesant është që Maqedonia në krye të skuadrës ka një trajner me prejardhje maqedonase.

Në krye të Maqedonisë është trajneri Igor Angelovski.

Maqedonia do të jetë në mesin e 10-të kombëtareve që bën pjesë që kanë siguruar play-offin.