Si zhvillohet faza e play-off për kualifikimet për botëror

Kombëtaret të cilat nuk arritën që të kualifikohen direkt për në kampionatin botëror “Katar 2020” do të kenë edhe një mundësi për t`u kualifikuar përmes fazës së play-off.

Faza e Play-off pritet të zhvillohet prej 24 deri me 29 mars të vitit të ardhshëm.

Shorti për fazën e play-off do të zhvillohet me 26 nëntor në ora 16:00.

Por si funksionon faza e play-off?

Në play-off do të jenë gjithsej 12 skuadra.

10 kombëtare që përfunduan të dytat në grupet e tyre, ndërsa dy kombëtare tjera që janë të renditura më mirë në Ligën e Kombeve të UEFA-së e të cilat nuk janë kualifikuar ende.

Kombëtaret të cilat e kanë siguruar play-off deri më tash janë: Maqedonia e Veriut, Portugalia, Suedia, Skocia dhe Rusia, Polonia, Italia.

Ndërsa tre skuadra që e përmbyllin 10-shen e kombëtareve do të mësohen sonte pas zhvillimeve të dueleve.