Kanadaja kualifikohet në Kupën e Botës pas 36 viteve

Kombëtarja e Kanadës do të jetë njëra prej 32 shteteve që do të marrin pjesë në Kupës e Botës në Katar.

Kanada ka mposhtur Jamaican me rezultat 4:0 për tu kualifikuar në Kupën e Botës pas 36-të viteve. Hera e fundit që Kanada ka marrë pjesë në Kupës e Botës, ishte viti i largët 1986.

Vlera e kombëtares së Kanadës është 110.10 milionë euro, sipas uebfaqes për vlerësimin e ekipeve dhe futbollistëve transfermaket.de.

Lojtari që ka vlerën më të madhe është Jonathan David që luan për Lille. Vlera e tij është 50 milion euro.

Shorti për Kupën e Botës do të zhvillohet me 1 prill, ditën e premte ku Kanada do të mësojë edhe kundërshtarët e saj.