Ronaldo flet i dëshpëruar pas humbjes nga Serbia

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes që kombëtarja portugeze e pësoi mbrëmë kundër kombëtares serbe në ndeshjen për kualifikimin për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Me këtë humbje, Portugalia tash kualifikimin për kampionatin botëror do të duhet ta kërkojë përmes play-offit.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Ronaldo.

Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka folur për gjendjen e dëshpëruar në të cilën gjendet.

“Qëllimi për kualifikim në kampionatin botëror është ende i gjallë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë për të arritur atje, nuk ka justifikime”, ka shkruar Ronaldo në faqen e tij në Facebook.

Portugalia dhe Serbia ishin në grupin A në këto kualifikimeve dhe pas takimeve të zhvilluara Portugalia arriti që të rrëmbente 17 pikë ndërsa Serbia arriti në kuotën e 20 pikëve