Publikohet orari i xhiros së 27-të në Superligë

Xhiroja e 26-të në Superligën e Kosovës do të luhet të mërkurën dhe të enjten.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar orarin e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Në xhiron e 27-të, ndeshjet do të luhen të dielën dhe të hënën. Tri takime do të luhen të dielën, kurse tri të tjera do të luhen të hënën.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje prite të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, që zhvillohet të hënën nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më poshtë mund të shihni orarin e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll:

E diel, ora 17:00

Drita – Dukagjini

Drenica – Trepça 89

Flamurtari – Feriza

E hënë, ora 17:00

Gjilani – Llapi

Ballkani – Vushtrria

Ora 19:00

Prishtina – Feronikeli.