Prishtina triumfon ndaj Yllit

KB Prishtina ka fituar ndaj KB Yllit, me rezultat 93-83, ndeshje e vlefshme në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi kryeqytetasve, të cilët e fituan me lehtësi me rezultat 34-18.

Lojë më e barabartë u zhvillua në çerekun e dytë. Bardhekaltrit kishin epërsi deri në 18 pikë gjatë pjesës së parë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53:39.

Pas 30 minutave, rezultati në semafor ishte 71-62, për vendasit.

10 minutëshi i fundit i takoi Prishtinës, të cilët e mbyllen ndeshjen me rezultat përfundimtar 93-83.

Te Prishtina u dallua Fahro Alihoxhiq dhe Jordan Johson me nga 20 pikë.

Kurse te Ylli më të dalluarit ishin Valon Bunjaku me 23 pikë, Vander Blue dhe Arbër Berisha me 14 pikë dhe Samir Zekiqi me 13 pikë.

Sigal Prishtina mbetet në vendin e parë me 18 fitore dhe gjashtë humbje.

Kurse Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe tetë humbje.