Prishtina mposht Trepçën në Mitrovicë

KB Prishtina ka mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 70-78, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 19-23.

Në 10 minutëshin e dytë u zhvillua lojë e barabartë, të cilën e fituan mysafirët 16-18, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 35-41.

Çereku i tretë në tërësi i takoi Prishtinës të cilët e fituan me rezultat të thellë 13:30, për rezultatin 48-71.

Në çerekun e fundit mitrovicasit bën lojë të mirë duke e ngushtuar rezultatin deri në shtatë pikë 70-78.

Te Trepça u dalluan Valdrin Haxhiu me 21 pikë e pesë kërcime dhe Mojeed Ewuosho me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Sigal Prishtina dy më të dalluarit ishin Daniel Lekndreaj me 25 pikë e 12 kërcime dhe Muhamedali Janjeva me 24 pikë.

Trepça ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore dhe gjashtë humbje.