Prishtina mposht Drenicën, me një këmbë në finale të Kupës së Kosovës  

Prishtina është treguar e fortë për Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku, e rrezikuan portën e Drenicës në minutën e 22’ me Oto Johnin, goditjen e të cilët e priti portieri i mysafirëve, Arion ymeri.

Prishtina – Drenica luhet në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Kjo ndeshje luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë se coronavirusit.

Vendasit golit iu afruan edhe në minutën e 27’ me mesfushorin Endrit Krasniqi, duke shkuar goditja e tij jashtë portës.

Ndeshjen e zhbllokoi sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 29’, duke e shfrytëzuar pasigurinë e mbrojtësit boshnjak, Armin Mujkiç.

Rastin e vetëm në pjesën e parë ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu, e pati në minutën e 42’ duke goditur jashtë portës me Hasan Hysenin.

Një minutë më vonë, kryeqytetasit e dyfishuan epërsinë me Ahmed Januzajn pas një asistimi të bukur nga kapiteni Armend Thaçi.

Pjesën e dytë Drenica e nisi më mirë, duke rrezikuar portën e Prishtinës.

Genc Hamiti pati rastë të mirë në minutën e 68’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 68’ Oto John, ishte përsëri përballë Arion Ymerit, por portieri i Drenicës u tregua i vëmendshëm duke e pritur goditjen etij.

Në minutën e 89’, u akordua penallti për Drenicën, të cilët e humbi Hasan Hyseni, duke goditur jashtë portës.

Prishtina e shfrytëzoi hutinë e mysafirëve dhe shënoi në minutën e 90’ me Meriton Korenicën, duke bërë që të jenë më të qetë për ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e kthimit mes Drenicës dhe Prishtinës, do të luhet më 17 qershor.

Tjetra ndeshje gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, është ajo ndërmjet Ballkanit  dhe Feronikelit.

Prishtina në epërsi ndaj Drenicës me dy golat e Ahmed Januzit