Prishtina – Ballkani, Feronikeli – Gjilani, mbyllen pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet Prishtina – Ballkani, Feronikeli – Gjilani.

Këto dy takime janë duke u luajtur në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Të dy pjesët e para kanë përfunduar me rezultatin 0-0.

Gjilani e kishte inciativën prej fillimit deri në fundin e pjesës së parë, por nuk arritën të tregoheshin të saktë.

Kurse, skuadrat e Prishtinës dhe Ballkanit treguan kujdes gjatë 45 minutëshit të parë.

KALLXO.com do t’iu mbajë të informuar deri në përfundimin e këtyre dy takimeve.