Ndrec Musolli kryetar i ri i Federatës së Ragbit të Kosovës

Federata e Ragbit e Kosovës i ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor dhe Asamblenë e Përgjithshme.

Federatën e Ragbit të Kosovës do ta udhëheq Ndrec Musolli për katër vitet e ardhshme.

Nënkryetar do të jenë Dardan Gashi dhe Fatmir Ismajli.

Kurse, anëtarë të bordit janë zgjedhur, Kevin Martin, Afërdita Bytyçi, Donjeta Shatri dhe Denis Dautaj.

Ndrec Musolli do të jetë në krye të Ragbit kosovar për vitin 2021-2024.