Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muriqi kërkon falje për rastet e humbura

Qendërsulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi kishte rast ideal që ta barazonte rezultatin në minutën e 53’ duke dalë i vetëm përballë portierit të Spanjës.

Muriqi ka kërkuar falje për rastet e humbura, duke thënë se nuk i vien shpesh raste të tilla ndaj një kombëtare si Spanja.

“Ndoshta, është dashur të bëjë një gjuajtje më të mirë, sepse kundër Spanjës nuk të vjen shpesh një rast i tillë.Kur nuk shënon, atëherë pëson dhe më vjen keq që nuk shënuam pasi patëm disa raste të mira. Patëm ndeshje të mirë, sulmuam dhe mendoj se mund të ndihemi krenar me paraqitjen. Shpresojmë që në ndeshjet tjera të marrim pikët maksimale”, është shprehur Muriqi,

Kosova humbi me rezultat 0-2 nga Spanja.