Muriqi i lumtur me fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit

Qendërsulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Greqisë. Ai ka thënë se pret fitore edhe ndaj Greqisë.

‘’Në përgjithësi, jam i lumtur për fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit. Fitore për me u kthjellë. Nuk ka rëndësi kush shënon, por e rëndësishme që të fiton Kosova. Shpresoj që të tregojmë lojë të mirë edhe ndaj Greqisë dhe të bëjmë 6 pikë. Kur fitorja vjen si mysafir është edhe më e mirë. Ishte fitorja e parë. Do pushojmë dy ditë. Do të mundohemi të nxjerrim fitore edhe ndaj Greqisë. Do të koncentrohemi maksimalisht’’, deklaroi pas ndeshjes sulmuesi i Lazios.

Muriqi ka folur edhe për trajnerin Maurizio Sarri dhe për Lazion.

‘’Punoj me një trajner që është ndër 10 më të mirët në botë. Ai nuk e ka qef lojën me topa të gjatë. Me Sarrin e pamundur të luhet me topa të gjatë. Unë dhe Nuhiu kemi provuar të luajmë në ajër shumë dhe të marrim faulla. Kjo ka qenë edhe taktikë dhe besoj që e kemi ndihmuar Kosovën’’, shprehet tutje Muriqi.

Kosova më 5 shtator luan ndaj Greqisë, kurse më 8 shtator ndaj Spanjës.

Kastrati: Jam i lumtur për fitoren, tani jemi të motivuar