Munishi mesazh Prishtinës: Jemi më të mirët dhe keni frikë nga ne

Dita e shtunë do të jetë e rezervuar për derbin e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballkani është kampion i sezonit vjeshtor, dhe deri më tani nuk e ka lëshuar vendin e parë duke kryesuar me 40 pikë, tri më shumë se Prishtina që pozicionohet në vendin e tretë.

Për këtë ndeshje ka shkruar Ismet Munishi, duke dhënë një mesazh të qartë për skuadrën e Armend Dallkut.

Munishi ka shkruar se Ballkani janë më të mirët dhe të gjithë skuadrat kanë frikë nga skuadra suharekase.

“Masi është ndeshje e zakonshme, ju përshendes më këtë foto. Masi është ndeshje e zakonshme pse po tutni pra. E di që krejt Kosova luteni me hup, sepse na jemi më të mirët dhe keni shume frikë nga ne. Pa merak se të gjithve ju vjen radha. E pranoj që është në formë të mirë Prishtina, por me neve është shumë e vështirë. Sepse ne jemi kampiona FC Ballkani. Për më tepër në konferencë për  shtyp të premtën”, ka shkruar Munishi në Facebook.