Mitrovica kampione e Kosovës në kategorinë e vajzave pas fitores ndaj Feronikelit

Futbollistet e klubit Mitrovica, janë shpallë kampione të Superligës së Kosovës në kategorinë e vajzave pas fitores ndaj Feronikelit.

Shkaku i situatës së krijuar nga Coronavirusi, Federata e Futbollit e Kosovës kishte vendosur që fituesja e Superligës të përcaktohet nga një ndeshje e vetme ndërmjet Mitrovicës dhe Feronikelit, që i kishin nga 31 pikë në tabelë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”, pa praninë e tifozëve për shkak të coronavirusit.

Ndeshja përgjatë 90 minutava nuk dhe fitues, pasi ndeshja u mbyll pa gola.

Ndeshja u vendos nga futbollistija më e mirë e Kosovës, Kaltrina Biqkaj, që shënoi në pjesën e parë të vazhdimeve.

Mitrovica e fiton Superligën e Kosovës në kategorinë e vajzave për të tretin vit radhazi.