Kosova mban stërvitjen e fundit në Durrës para ndeshjes ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës, para ndeshjes ndaj Sllovenisë, që do ta zhvillojë më 15 nëntor në Lubjanë.

Në seancën e sotme, ekipit iu bashkua Valon Berisha, i cili mungoi në miqësoren ndaj Shqipërisë.

Kurse, në stërvitje ka munguar Bersant Celina, për shkak të një lëndimi të vogël.

“Dardanët”, do të nisën nesër në mëngjes për Lubjanë, dhe do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Sllovenisë.