Kosova i kthehet stërvitjeve pas humbjes nga Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës iu është rikthyer stërvitjeve, pas humbjes në miqësoren e zhvilluar ndaj Shqipërisë.

“Dardanët”, i kanë vazhduar stërvitjet në Durrës para ndeshjes ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm vetëm 11 futbollistë të cilët u udhëhoqën nga Muharrem Sahiti.